Nga e hëna me datën 19 Prill, në arsimin parauniversitar të Kosovës do të rifillojë mësimi pa kufizime për pjesëmarrje fizike.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
tutje, ajo shtoi se ky vendim erdhi si bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, , IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë.
Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.
Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.
Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.
Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.
Shëndet e suksese!
LEXO EDHE:
Gani Geci publikon një letër që pretendon se iu dërgua nga Hashim Thaçi
/GazetaBlic/