Sporti

Arbëria lidere!

09/25/2020 17:52
nga:M K

Arbëria ka shënuar edhe fitoren e dytë këtë edicion të Superligës.

Lipjanasit mposhtën Besën e Pejës në udhëtim te Besa e Pejës, në ndeshjen që u zhvillua në Brestovik, përcjell GazetaBlic.

Llugiqi, Ibrahimi nga penalltia e Kashtanjeva mjaftuan për një rezultat bindës 0-3, që njëherit vë në pah gjendjen në klubin pejan.

Me këtë trepikësh, ekipi i Arbnor Morinës shkon në kuotën e shtatë pikëve, për t’u pozicionuar në vendin e parë në tabelë, të paktën deri nesër.

Për skuadrën nga “Shahin Haxhiislami” ndërkaq, kjo është humbja e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

/GazetaBlic/

10/20/2020 14:12

LIVE Superliga | Gol në takimin Drenica – Arbëria