Lajme

Arbëri Nagavci e arsyeton prezantimin e “kabinetit” nga Albin Kurti: Duhet të mësohemi me standardin e ri në politikën kosovare

01/06/2020 21:12
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëri Nagavci e ka arsyetuar prezantimin e kabinetit qeveritar që e bëri Kurti.

Ajo ka shkruar se të gjithë duhet të mësohen me këtë standard të ri në politikēn kosovare.

Reagimi i plotë:

Sjellja dhe veprimet e Albin Kurtit janë ato të një personi që besimin e marrë nga qytetarët e shef si përgjegjësi.

Transparenca është obligim dhe do duhej të nënkuptohej vetvetiu si detyrim i të gjithë atyre që kanë pozita publike. Ndershmëria dhe profesionalizmi poashtu.

Andaj dhe Albin Kurti ka përzgjedhur të propozoi për kabinetin e LV! kandidatë serioz, profesionistë e të ndershëm dhe i ka bërë thirrje LDK-së të bëjë të njejtën gjë.

Ndryshimet për të ciliat na dhanë përgjegjësi qytetarët kërkojnë sjellje e veprime të tilla.

Disave mund të mos u pëlqejë kjo mënyrë e komunikimit me qytetarë, disa edhe mund ta konsiderojnë si pengesë për arritjen e marrëveshjes. I kuptoj të tillët,disa nuk janë mësuar e disave nuk u konvenon. Kjo për shkak të së kaluarës së dy dekadave tashmë. Për traditën që marrëveshjet të arrihen ose pas muajve të bllokimit të institucioneve ose e kundërta brenda orëve, pa parime, me shumë kushtëzime e me persona jokompetent si pjesë e ekieve nogociuese apo si të emëruar.

Qytetarët e Republikës e dhanë porosinë e tyre me 6 tetor, në Kosovë duhet të filloi një kapitull i ri.
Standarde të reja duhet vendosur gjithandej, që tani. Jo më vonë. Ndryshimi nuk vjen vetëm me një apo disa emra, ai duhet të jetë i plotë e i gjithanshëm që të sjell rezultatet e pritura.

Mirëbesimi dhe partneriteti duhet të jenë të bazuara në ndershmëri, transparencë dhe profesionalizëm e të gjitha këto në rastin e bashkëqeverisjes se LV!- LDK! duhet të jenë në interes të së mirës së përgjithshme, të mirëqenies së qytetarëve e progresit të vendit.

08/13/2020 15:38

Xhavit Haliti tha se kanë kontakte me LDK për koalicion të ri, vjen reagimi nga deputeti i partisë së Isa Mustafës