Lajme

Arber Zaimi: Shpend Ahmetin e bëri gangster PDK-ja!

08/07/2018 18:02
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi e ka quajtur “gangster” kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, pas shkarkimit nga pozita e anëtarit të bordit të Ndërmarjes Publike Banesore, Egzon Azemi në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Sipas Zaimit, Ahmeti mundësinë për të bërë gangsterin e ka blerë në PDK, e cila ia siguroi votat e mjaftueshem partisë që ai e drejton PSD për ta shkarkuar nga kjo pozitë.

“Dje Shpend Ahmeti i foli si gangster Egzon Azemit, i tha “mshele gojën”. Sot Shpend Ahmeti duke bashkuar votat me PDK-në, ia msheli përnjëmend gojën, duke e larguar Egzon Azemin nga pozita.

Shpend Ahmeti, kryetari i të pabesëve dhe i frikacakëve, mundësinë për të bërë gangsterin e ka blerë në PDK. Dhe e ka paguar shtrenjt, por jo me pare të veta”, tha Zaimi përmes një postimi në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndërkohë vet asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se PSD dhe PDK po bëjnë pazare në dëm të qytetarëve të Prishtinës dhe se misioni i tyre është hajnia dhe klientela.

“Janë bërë bashkë për pazare në dëm te qytetit e qytetarëve, por asnjëherë nuk do ta fitojnë besimin e qytetarëve të Prishtinës. Andaj, zaptuesit e vjetër dhe të rinjë kanë një mision: hajni e klientel. Por, kot e kanë se burgu i pret. Një nga një!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!