Lajme

Arbër Zaimi: Nuk ka qeveri pa zgjedhje

05/29/2020 01:13
nga:Gazeta Blic

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për çështjen e mandatarit.

Ai ka shkruar se nuk mund të ketë qeveri të re pa zgjedhje, raporton Gazeta Blic.

“Nuk ka qeveri pa zgjedhje. Nuk do të kthehet hajnia e kushërinjve nëpër borde, nuk do të kthehen kontratat e lobimit me pare të Kosovës për t’i dhënë territor Serbisë, nuk do të kthehet paprekshmëria e kriminelëve në pushtet”, ka shkruar ai.

Sipas tij, vendimi i sotëm i Kushtetueses e ka rrëzuar Kushtetutën.

“Ky vendim e rrëzon Kushtetutën. Edhe ashtu, e kishin të domosdoshme ta rrëzonin, që të mundësohej dhurimi i territorit të Kosovës për Serbinë”, ka shkruar ai.

Gjonbalaj që premtoi 50 milionë euro investime, lajmërohet më në fund: Kjo është kërkesa e tij