Lajme

Arbër Vllahiu nuk e pranon se SHBA-ja ia refuzoi vizën Haradinajt, ja çka thotë!

01/08/2018 18:34
nga:Gazeta Blic

Megjithë faktin se një zyrtar nga Garda Nacionale në Iowa të SHBA-së ka thënë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në këtë shtet me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Arbër Vllahiu, insiston se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vllahiu, mohon se Haradinaj e ka anuluar vizitën në Iowa të SHBA-së që ishte planifikuar për datën 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr, duke thënë se ende ndodhet në procedurë.

“Gjithçka ende është në procedurë të pritjes”, ka thënë Vllahiu për “Gazeta Blic”

Mediat në vend kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Ndërkaq vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.

Mirëpo siç mëson “Gazeta Blic” është zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ai cili pritet të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjvënësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte./Gazeta Blic/

09/21/2018 20:16

Haradinaj vazhdon me emërimet e zëvendësministrave, ky është i radhës