Sporti

Arbër Potoku: Emocion që nuk përshkruhet, me sukseset tona po rrisimi futbollin e Kosovës

09/01/2023 10:42
nga:E K

Skuadra kosovare, FC Ballkani ka arritur një tjetër sukses historik në garat evropiane, duke siguruar kështu kualifikimin në grupet e Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë fituar ndaj BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 në “Play Off”, duke siguruar kështu kualifikimin e madh në grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtari i Ballkanit, Arbër Potoku në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport‘ është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Ballkanit për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League.

“Sigurisht, është një emocion i pa përshkruar. Të përsëritësh suksesin e vitit të kaluar dhe të futesh grupet e Konferencë Ligës është diçka shumë e madhe për ne si klub, po ashtu edhe për të gjithë futbollin tonë, sepse dihet që me sukseset tona kemi arritur të ngrisim nivelin e futbollit tonë dhe tani të gjitha klubet kanë më shumë mundësi në garat evropiane.

Çelësi i suksesit është i të gjithëve, pasi të gjithë kanë bërë punën e tyre, dhe dua t’i përgezoj të gjithë me radhë për këto arritje historike që kemi bërë.

Së pari, të presim shortin sot, dhe shpresoj që të kemi fat në short, por sigurisht që ne do të bëjmë maksimumin me çdo skuadër, ashtu si kemi bërë gjithmonë”, tha Potoku për GazetaBlic Sport.