Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar masat e reja në luftimin e Covid- 19, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se bartja e maskave është e obliguar në të gjitha rastet, pos në tri raste:
-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
-Gjatë vrapit dhe çiklimit;
-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.
Ai ka theksuar se ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit.
Ai ka njoftuar edhe për shkollat dhe për universitetet.
Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.
Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.