Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia aktualisht është duke mbajtur një konferencë për media.
Mes shumë çështjes, ai është arsyetuar lidhur me vendimin për masat e reja, që kanë hyrë në fuqi edhe sot, përcjell GazetaBlic.
Në këtë paraqitje para mediave, Vitia tha se ky vendim ngjalli reagime të shumta, porse është i domosdoshëm.
“I kemi parë reagimet e fundit lidhur me vendimin për masat. Por, duhet ta kuptoni. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 14 viktima. Çdo jetë është e vlefshme, andaj do të luftojmë për secilën. Jemi pajtuar që të krijojmë edhe një grup punues bashkë me bizneset që janë prekur nga këto masa”, tha ndër të tjera Vitia.
/GazetaBlic/