Lajme

Arben Gashi thur lavde për Vjosa Osmanin, e quan të përgjegjshme!

06/23/2020 10:52
nga:N.K

Po vazhdon seanca plenare për raportimin e kryeministrit Hoti, lidhur me vizitën në Washington, shkruan GazetaBlic.

Aktualisht në seancë po vazhdojnë përplasjet mes opozitës dhe pozitës lidhur me votimin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku opozita kundërshton votimin e kësaj pike.

Ajo që ra në sy, ishin lavdet që shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i’a bëri Vjosa Osmanit.

Ai tha se Osmani kurrë nuk do të vepronte si ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili sipas Gashit, kur ka qenë koha për votimin e ktyre marrëveshjeve, Veseli kishte shkrepur fotografi.

“Më duhet ti kujtoj disa elemente ne si LDK kemi përkrahë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, 2 çështje që po përmende, lidhur me votimin ose mos votimin në kohë të caktuar të LDK-së, ne kemi thënë atherë që duhet të jetë pushteti në sallë për të votuar këtë çështje, meqenëse po përmendet ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli na fotografonte prej ulëses së tij kur ne fotnim të votohet kjo cështje, duke e provokuar opozitën, këto amrrëveshje janë të negociuara nga ish-ministri Hamza, janë në marrëveshje në interes të Kosovës. Po e marrim që na paskëm gabu, a po doni me gabu mos me i votu marrëveshjet që i keni inicu vet. Kryetari i juaj na ka provokuar, por nuk besoj që kryetarja aktuale do vepronte kështu, sepse ka përgjegjësi dhe është e përgjegjshme”, tha Gashi.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës, ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

Publiée par GazetaBlic sur Mardi 23 juin 2020

PDK e Vetëvendosje bëhen bashkë, nuk e votojnë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare!

 

 

07/29/2020 22:21

Sqarohet Arben Gashi rreth videos së publikuar: S’kam pasë kontakt fizik me deputetin e VV-së!