Lajme

Arben Gashi pas “ultimatumit” të SHBA-ve për heqjen e taksës: A ju kam thënë në nëntor!

01/15/2019 10:23
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina.

Gashi përmes një statusi në Facebook, ku ka shpërndarë një deklaratë të tij të muajit nëntor, ka thënë se institucionet kur morën këtë vendim, do të duhej të tregonin maturi, raporton Gazeta Blic.

“Kjo deklarate (edhe pse jo popullore) eshte dhene ne kulmin e entuziazmit per taksen 100%, ajo cka une kam kerkuar ne muajin nentor te vitit te kaluar ishte qe, institucionet e Kosoves te tregojne maturi dhe te kene plan per heqjen/reduktimin e takses!”, ka shkruar Gashi.

Ndërkohë, në një emission telviziv, ai kishte thënë se favorizon reduktimin gradual të taksës në raport me sjelljet e Serbisë.

“Ka 19 vite që Qeveria e Serbisë ka sjellje të këqija ndaj Kosovës. Kosova nuk u kundërpërgjigj njësoj. Tani sjelljet e Kosovës duhet të kenë maturi, normalisht edhe ne edhe Serbia kemi qeverisje demokratike, barrierat përmes taksave nuk rekomandohen si të tilla, por duke pasur parasysh veprimet e Serbisë, ne u desh të kundërpërgjigjemi. Kështu maksimalizohet profiti ynë. Unë personalisht, jam favorizues i reduktimit gradual të taksës. Aq sa bën Serbia veprime të mira ndaj Kosovës, aq të veprojmë ne në taksë”, kishte thënë deputeti i LDK-së.

Ky është “ultimatumi” i SHBA-ve për taksën

03/23/2019 11:39

Vetëvritet e mbijetuara 19-vjeçare e sulmit në Parkland të SHBA-së