Lajme

Arben Gashi: Këto janë arsyet pse e ngritëm mocionin ndaj Qeverisë Kurti

03/25/2020 11:50
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka dhënë arsyetimin e LDK-së për ngritjen e mocionit ndaj Qeverisë Kurti.

Gashi ka thënë se arsyet kryesore që çuan drejt këtij mocioni kanë të bëjnë me mos heqjen e taksës dhe rrezikim i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta Blic.

Arben Gashi si arsye tjetër ka përmendur mënyrën se si është shkarkuar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Gashi ka theksuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti kur e shkarkoi Veliun, pa u konsulltuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa bëri shkelje të marrëveshjes.

“Kryeministri në luftën politike kundër presidentit Thaçi, e ka shkelur marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke e shkarkuar Agim Veliun, pa konsulltim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa”, raporton Gazeta Blic.

Këta janë 4 deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

06/23/2020 10:52

Arben Gashi thur lavde për Vjosa Osmanin, e quan të përgjegjshme!