Lajme

Arben Gashi: Gabim e ke kryeministër, ti e braktise koalicionin, e braktise Qeverinë, na braktise ne që të mbështetëm…

03/25/2020 22:48
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është përplasur sërish me kryeministrin e vendit.

“Kryeministër e ke gabim, kur thua se Agim Veliu nuk paska drejt të flas. Gabim e ke kryeministër”, ka theksuar Arben Gashi, raporton Gazeta Blic.

“Une jam kryetar i Grupit Parlamentar, dhe flas ne emër të LDK-së. Kur flas si deputet, kam për të thënë shumë më shumë”

“Z. Kryeministër e ke braktisut Qeverinë, na ke braktisur edhe ne që të kemi votuar. E ke braktisur Qeverinë, e ke braktisur Koalicionin, dhe na ke braktisur edhe ne që të kemi përkrah, dhe që kemi pasur problem edhe me partitë tona”, tha ai.

Gashi i tha se e ke braktis Qeverinë kur njëanshëm, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit e ke shkarkuar Agim Veliun.

Shefi i deputetëve të LDK-së, tha se të kemi dhënë mbështetje edhe për heqjen taksës, por ju nuk keni kthyer përgjigje.

“Ne e dijmë që koronavirusi luftohet më shumë nga organet e sigurisë, se sa bga ato shëndetësisë. Por, çka bëtë ju, e shkarkuan pikërisht ministrin e Brendshëm, pikën kyçe”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Kurti: Vendimet LDK-së janë në Prapashticë e në Bradash!