BLIC.TV

Arben Gashi: Do të jemi opozitë e vendosur, nuk do të përdorim gaz lotsjellës

03/26/2021 20:34
nga:M K

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, prodhim i portalit GazetaBlic.

Mes shumë çështjesh që po i diskuton i pari i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar edhe rolin që do ta ketë partia e tij në opozitë, përcjell GazetaBlic.

Sipas tij, LDK do të jetë një opozitë e vendosur dhe nuk do të përdorë asesi gaz lotsjellës, apo mjete të tjera të dhunshme.

“Ajo që është e rëndësishme është se do të jemi opozitë e vendosur. Kjo mjafton. Do ta luajmë rolin tonë vendimtar. Do të presim për atë 100-ditëshin e famshëm për ta vlerësuar punën e qeverisë. Por, duhet ta dini, ne nuk do të përdorim gaz lotsjellës apo mjete të tjera të dhunshme, siç ka bërë Vetëvendosje”, tha ndër të tjera ai.

/GazetaBlic/