Lajme

Arben Ahmeti tregon detaje nga bisedat VV – PDK

05/09/2025 16:16
nga:Sh R

Qytetarët e Kosovës pritet që deri në fund të muajit qershor t’i drejtohen edhe njëherë kutive të votimit.

Krejt kjo, në rast se Kuvendi nuk mund të konstituohet para 15 majit.

Gazetari dhe drejtori i Media 10, Arben Ahemti, ka dhënë detaje për bisedat që po ndodhin ndërmjet dy subjekteve më të mëdha, VV-së dhe PDK-së.

Ahmeti ka bërë të ditur se dy partitë nëse nuk gjejnë ujdi për koalicion do të merren vesh që ta konstituojnë dhe ta shpërndajnë Kuvendin brenda të njëjtës ditë, në mënyrë qe të hapet rruga për zgjedhje të pazakonshme në fund te qershorit.

Ahmeti ka përmendur dy skenarë që po diskutohen ndërmjet VV-së dhe PDK-së

“Nga 15 maji do të ketë konsultime edhe më të fuqishme në mes të PDK-së dhe VV-së për dy çështje. E para për skenarin, për koalicion ku adresohet menjëherë edhe çështja e Presidentit/Presidentes, ose për konstituimin e Kuvendit ku do ta zhbëhet brenda ditës për të shkuar në zgjedhje brenda 45 ditëve, që i bie në fund të muajit qershor vendi të shkojë në zgjedhje të jazhtëzkonshme”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Deri atëherë VV shpreson se mund te ketë lëvizje edhe nga fraksione brenda LDK-së, meqë pritja e VV-së ka qenë që letra e Kurtit drejtuar Abdixhikut do të trazonte më shumë Lidhjen Demokratike të Kosovës. /GAZETA10/