Lajme

Arben Ahmeti: Qeveria e re po vonohet për këto arsye!

04/27/2020 14:39
nga:Norë Kelmendi

Partitë të cilat po synojnë të udhëheqin me qeverinë e ardhshme, LDK, AAK, NISMA, së bashku me pakicat, ende nuk kanë arritur ta bëjnë finalizimin e marrëveshjes e cila pritet të formojë qeverinë e ardhshme, shkruan GazetaBlic.

Kjo sipas analistit politik Arben Ahmetit, ndodhë pasi që partitë të cilat negociojnë, gjithmonë tentojnë të marrin hisen që ju takon.

Ahmeti thotë për GazetaBlic, se nëse finalizohet marrëveshje mes këtyre partive, dhe e njejta dërgohet në Kuvend, atëherë, kjo qeveri mund të varet nga 3-4 deputet, për shkak të numrave jo të mjaftueshëm.

“Qeveria në ardhje, do të ketë numra të vogël që i bie që varet nga 3 – 4 deputetë,  ajo çka mbetet me u pa është  në ditët në vijim edhe besoj që së shpejti edhe formimin e qeverisë do ta kryejnë. Por ajo çka ndoshta është duke e pengu, është se në parti ekziston gjithmonë ajo çështja se kush po merr hise ma shumë, për këtë shtyhen edhe këta”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

GazetaBlic sot ka kontaktuar edhe me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovën, i cili ka thënë se finalizimi i marrëveshjes mes LDK, AAK, NISMA dhe pakicat, pritet të bëhet sot ose nesër.

Ai tutje ka thënë se këtë javë pritet edhe formimi i qeverisë.

“Po bëjmë ne negociata me partitë e koalicionit për  marrëveshje, ajo pritet të finalizohet sot ose nesër, dhe pastaj dërgohet në Kuvend, këtë javë pritet edhe formimi i qeverisë”, tha Rugova për GazetaBlic.

GazetaBlic ka pyetur edhe në Zyrën e Presidentit lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, siç ka raportuar Gazeta Blic më herët, AAK-së do t’i takojnë 4 ministri, derisa dy të tera Nismës.Burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se nga AAK janë propozuar këta emra për ministra: Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj- Stublla dhe Blerim Kuçi.

Haki Rugova i LDK-së: Marrëveshja me AAK-NISMA dhe pakicat, nënshkruhet sot ose nesër, formimi i qeverisë këtë javë!

06/03/2020 16:00

Donika Kadaj e AAK-së, tregon pse nuk e votoi Hotin për kryeministër!