Lajme

Arben Ahmeti: Nuk e kam paramenduar se një javë pasi Kurti vjen në pushtet bëhen dy marrëveshje me Serbinë

02/18/2020 21:34
nga:Y I

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti, ka komentuar ndryshimet e kryeministrit Kurti pas ardhjes në qeveri.

Ahmeti, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimet e Kurtit kanë qenë të pritura.

Ai thotë se simbolikat që kanë pasur zyrtarët e Vetëvendosjes më shumë kanë pasur qëllim që të krijojnë identitetin e tyre dhe për të bërë një diferencim nga gjithë tjerët.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini thotë se është e habitshme se pse Kurti deri më tani nuk ka reaguar për dy marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë.

“Është e palogjikshme të akuzosh Pal Lekajn për një marrëveshje kur ai nuk është më në qeveri”.

Ahmeti thotë se ndjehet i zhgënjyer me ndryshimet e Kurtit në raport me dialogun me Serbinë.

“As në ëndrrat më të këqija të mundshme nuk kam parë që një javë pasi Kurti do të vijë në pushtet do të nënshkruhen dy marrëveshje me Serbinë e që nuk i dimë as përmbajtjen e tyre”.

Ai thotë se nëse Kurti ndryshon edhe në raport me atë që ka premtuar me shpenzimet do të zhgënjehet plotësisht.