Lajme

Arben Ahmeti: Lumir Abdixhiku, viktimë e mashtrimeve dhe statistikave të rreme

02/11/2025 11:32
nga:Genita C

Arben Ahmeti, gazetar,  ka komentuar situatën e Lumir Abdixhikut, duke e quajtur atë viktimë të njerëzve që e kanë mashtruar me statistika dhe informacione të pasakta, raporton GazetaBlic.

Ahmeti theksoi se Abdixhiku është genjyer për popullaritetin, shikueshmërinë dhe mesazhet e tij, duke e vënë në dyshim mundësinë e tij për të udhëhequr më tej.

Ai shtoi se, megjithatë, Abdixhiku vazhdon të besojë dhe të përpiqet, edhe pse ka zhgënjyer ata që e mbështetën me shpresën për ndryshim.

E plotë pa ndërhyrje:

Lumir Abdixhiku eshte viktime.

Viktime e njerezve qe i’a kane ba rrafsh dhe e kane genjyer bash per secilen statistike.

E kane rrejt per pelqyeshmerine, per shikueshmerine, per renditjen.

E kane genjyer edhe per mesazhin, tubimin dhe per shumecka.

I’u ka besu sepse ka dashte me i’u besu.

Tash nuk e di qysh e shtyn perpara kauzen nje lider qe bahet viktime e tre kater njerezve.

Nuk dua te flas me shume, sepse me vije keq me e godite dike qe eshte viktime, sidoqofte, e di qe nuk i bahet vone.

Nuk i bahet vone sepse tash e therrasin ata te statistikave edhe i tregojne qe personi qe e ka ba kete status nuk ka asnje relevance. As nuk kqyret as nuk ngohet dhe institucioni i tij eshte hjagare.

Lumiri i’u beson. Qysh iu ka besu qe del i pari ose i dyti. Qysh i’u ka besu qe e ka dyfishu partine.
Ka te drejte.

Vazhdo me besu Lumir. Ama i morre ne qafe ata qe te besuan qe pernime e bon ndryshimin.