Lajme

Arben Ahmeti: Kriza ndërmjet partnerëve të koalicionit është eventuale

08/20/2020 12:02
nga:Gazeta Blic

 Analisti politik, Arben Ahmeti ka komentuar dështimin e takimit të sotëm ndërmjet liderëve të koalicionit.

Ai në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic, ka theksuar ka një thyerje të koalicionit aktual qeverisës. Në një situatë normale, sipas tij, partnerët e koalicionit do të duhej të komunikonin në baza ditore, e jo të ketë nevojë për një takim zyrtar.

“Unë nuk mendojë që ka pasur ndonjë tentativë për takim zyrtar përmes partnerëve të koalicionit, sepse mendojë që këta do të duhej të komunikonin pa pasur takim zyrtar, do të duhej të komentonin në baza ditore, kriza tashmë është eventuale fakti që përflitet që ka nevojë për një takim zyrtar”, ka theksuar ai.

Megjithatë, shton ai se kriza e vërtetë është pandemia me të cilën po përballet vendi, dhe se sipas tij, qytetarët e Kosovës vëmendjen duhet ta kenë të Covid- 19, se sa tek zhvillimet politike dhe krizat që shkaktojnë politikanët.

“Nuk mendojë që është krizë të cilën ne si qytetarë të Kosovës do ti kushtojmë shumë vëmendje pasi që e kemi pandeminë që është shumë më e rëndësishme se sa kriza që po e na krijonë politika e cila fatkeqësisht po janë të njëpasnjëshme”, vlerëson Ahmeti për GazetaBlic.

Ndërkohë, takimi i paralajmëruar për t’u zhvilluar sot ndërmjet liderëve të koalicionit dhe kryeministrit Hoti, dështoi për faktin se kreu i Nismës, Fatmir Limaj ndodhet jashtë vendit.

Tash e sa javë, ka pasur një përplasje publike ndërmjet liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryeministrit, Hoti për çështjen e negociatave  me Serbinë.

Haradinaj madje, ka drejtuar akuza edhe për mënyrën se si Skender Hyseni, u emërua koordinator shtetëror për negociata me Serbinë, pa konsultim paraprak me të.

Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot në një intervistë të dhënë për media se AAK nuk do të qëndroj në Qeveri, nëse LDK nuk do ta mbështes atë për t’u zgjedhur president.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.

“Ultimatumi” i Ramush Haradinajt për LDK-në e Isa Mustafës: AAK-së i takon posti i presidentit ose nuk rri në Qeveri

10/01/2020 18:39

AAK nuk tërhiqet për asnjë “milimetër”: Posti i presidentit është i panegociueshëm