Sporti

Arbeloa, trajner në akademinë e Real Madridit

05/29/2020 15:33
nga:M K

Ish-futbollisti i Real Madridit, Alvaro Arbeloa do të rikthehet në kampin galaktik.

Spanjolli pritet të marrë drejtimin e një skuadre të rinjsh në akademinë e klubit mbretëror, përcjell GazetaBlic.

Ish-mbrojtësi i “Los Blancos” me gjasë do të udhëheq grupmoshën U-18, e cila funksionon si një nga 11 grupmoshat e komplet akademisë.

Aktualisht ai është duke u pajisur me licencën e nevojshme nga autoritetet e federatës spanjolle, por vetëm fazën e parë.

Fillimisht ai pritet të bëhet asistent i trajnerëve aktualë, nëse nuk ndodhë ndonjë ndryshim deri në fund, me synimin e vetëm që të përfitojë një vit përvojë.

Si futbollist, ai ishte pjesë e Real Madridit nga viti 2009 deri më 2016, për t’u transferuar më pas në West Ham United.

/GazetaBlic/