Showtime

Arbana Osmani dhe regjisori nuk fshihen më! Eduart Grishaj i shpreh gjithë dashurinë moderatores

04/18/2019 13:39
nga:L I

Ka dy muaj që në media është përfolur për lidhjen e re të dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e emisionit të saj, “Dua të të bëj të Lumtur”, Eduart Grishaj, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse të dy kanë heshtur deri tani, udhëtimet e përbashkëta si dhe komentet flirtuese në rrjete sociale nuk po mungojnë nga të dy.

Është Arbana Osmani ajo e cila ka publikuar një fotografi, ku komenti plot dashuri i Eduartit nuk ka munguar, duke e krahasuar atë me diellin.

“Mosss..Prandaj më paska ikur dielli nga Londra mua”, ka qenë komenti i regjisorit të cilit nuk i ka munguar edhe përgjigja plot humor e Arbanës.

“Shif mos te te iki noi kermill nga pjata ty”, janë fjalët e Arbanës, duke iu referuar ushqimit që ai po han në Londër, pasi ka disa ditë që ndodhet atje.

Arbana Osmani ka qenë e martuar me Ardit Keron i cili me profesion është financier, dhe çifti tashmë kanë një fëmijë Jonin, mirëpo pas ndarjes u përfol se Arditi është larguar drejt Amerikës./GazetaBlic

05/23/2019 10:07

Lumezi thotë se nuk e dinte që para se të arrestoheshin kishte hetim ndaj “Grupit të Currit”