Lajme

Arban Abrashi në duet me Afrim Muqiqin: “Oj dashnia jeme a je gjallë?” (VIDEO)

11/13/2017 10:17
nga:D.I

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, vazhdimisht e ka përmendur gjatë fushatës së tij se nuk do kursehet duke punuar në të mirë të qytetarëve dhe vazhdimisht ka vizituar lagje të ndryshme të Prishtinës për të dëgjuar kresat e qytetarëve.

Kërkesa që për t’i plotësuar, fillimisht i duhet të dalë fitues në raundin e balotazhit me 19 nëntor.

Por, një kërkesë tjetër të qytetarëve, që s’ka lidhje me pushtet politik, Abrashi e ka plotësuar mbrëmë në një klub nate.

Atij i është kërkuar nga qytetarët që ta marrë mikrofonin nga këngëtari Afrim Muqiqi e të këndojë.

Pak hezitues në fillim, Abrashi në fund ka gjetur forcën dhe ka marrë mikrofonin në duar.

Përkundër forcës, zërin pati telashe ta gjejë.

Prandaj, këndojë vetëm një varg; “oj dashnia jeme a je gjallë?”, dhe përsëri e dorëzojë mikrofonin tek Muqiqi.

Ndryshe sot ka filluar fushata zyrtare që do të zgjatë vetëm pesë ditë.

Abrashi në Prishtinë garon kundër kryetarit aktual, Shpend Ahmeti.

11/21/2017 09:41

E zbulojnë nga LDK-ja: Abrashi po fiton