Lajme

Arabia Saudite do të kërkojë ekstradimin e të dyshuarve për korrupsion

01/13/2018 18:55
nga:FL.B

Prokurori publik i Arabisë Saudite, Saud al-Muajab, ka thënë se do të kërkojë ekstradim për disa persona të dyshuar për korrupsion, që jetojnë jashtë vendit.

Kjo deklaratë e tij vjen në kuadër të një morie masash, në të cilat janë të përfshirë edhe disa figura publike, transmeton Reuters.

Janë duke u mbledhur të prova për të ngritur padi dhe që t’iu kërkohet qeverive të huaja t’i kthejnë ata në mbretëri, ka deklaruar al-Muajab, revistës Arrajol gjatë një interviste.

Nuk është bërë e qartë se për sa persona mund të bëhet kërkesa apo se në cilat vende janë ata.

Forcat saudite të sigurisë kanë marrë disa masa për shumë anëtarë politikë dhe ata të elitës, me urdhër të trashëgimtarit të fronit, princit, Mohammed bin Salman.

Këto masa janë cilësuar si luftë kundër korrupsionit.

Zyrtarët sauditë kanë thënë se janë duke negociuar me të ndaluarit, mirëpo Arrajol ka thënë se ata që përfundojnë në gjykatë do të kenë mundësi të angazhojnë avokatë, për t’u mbrojtur gjatë hetimeve.