Geek

Apple do të sjellë tre iPhone të ri me ekran skaj më skaj

11/14/2017 21:43
nga:M H

Apple ka vendosur që modelet e reja iPhone do të kenë ekran skaj më skaj, transmeton KosovaPress.

Sipas raportimeve, kompania do të lansojë tri modele të reja iPhone në vitin 2018 në madhësi të ndryshme, të cilat do të kenë ekrane OLED dhe funksionin Face ID, transmeton KosovaPress.

Sipas analistit për siguri KGI, Ming-Chi Kuo, modelet e ardhshme iPhone do të kenë ekran 5.8 inç, 6.1 inç dhe 6.5 inç.

Ndryshe, modeli i fundit iPhone X ka 5.8 inç, ndërsa ata që dëshirojnë një ekran më të madh kanë në dispozicion iPhone 8 Plus.

11/15/2017 18:34

Apple zhvillon sistemin e ri të senzorit 3D për iPhone 2019