Geek

Apple shet 34,4 milionë orë të mençura

12/14/2017 20:03
nga:D.I

Sipas kompanisë analitike Canalys, Apple ka pasur sukses viteve të kaluara kur bëhet fjalë për tregun e orëve të mençura.

Bazuar në njohuritë e kompanisë, Apple ka shitur 34,4 milionë orë të mençura, duke u nisur nga fakti se kompania ka hyrë në këtë treg në vitin 2015.

Kjo sugjeron se Apple është përgjegjës për shitjen e 51,6 për qind të të gjitha orëve të mençura.

Natyrisht, këto shifra duhet të merren me dozë rezervë, pasi që nga publikimi i orës së parë të mençur, Apple nuk ka publikuar statistikat zyrtare që kanë të bëjnë me ofertat, shitjet dhe të ardhurat e realizuara nga Apple Watch.

Apple kohë më parë publikoi serinë e Apple Watch 3, e cila paraqet gjeneratën e tretë të orëve të mençura. Pajisja ofron mbështetjen LTE, e cila është mirëpritur nga përdoruesit, transmeton KosovaPress.

04/16/2018 14:06

​Punëtorët e Apple arrestohen me urdhër të kompanisë