Cool

Apple sapo ka lëshuar versionin iOS12 – e bënë iPhone-in tuaj më të shpejtë se kurrë më parë

09/17/2018 21:15
nga:Gazeta Blic

iOS 12- edicioni i fundit softuerik i kompanisë ‘Apple’ për iPhone-t dhe iPad-at e saj, tashmë është lëshuar për shkarkim për të gjithë përdoruesit e këtyre pajisjeve (përveç atyre që nuk gjenden në listë), njofton GazetaBlic.

I prezantuar për herë të parë në WWDC në fillim të këtij viti, iOS 12 është versioni i parë dhe më i fokusuari deri më sot në perfomancë për ta bërë iOS-in që të jetë më i shpejtë, sidomos në pajisjet më të vjetra të cilat kohët e fundit dukeshin tepër të ngadalësuara.

Për ta instaluar këtë version shkoni tek Settings > General > Software Update, dhe më pas iu del mesazhi që ka një version të ri për ta instaluar.

Apple ka sjellë ndryshime të shumta në këtë version të cilat më shumë vërehen në aplikacionet e ridizjanuara.

Pajisjet që e mbështesin këtë version janë:

  • iPhone X
  • iPhone 8 dhe 8 Plus
  • iPhone 7 dhe 7 Plus
  • iPhone 6S dhe 6S Plus
  • iPhone SE
  • iPhone 6 dhe 6 Plus
  • iPhone 5S
  • iPad Pro (9.7-inç, 10.5-inç, dhe dy gjeneratat me nga 12.9-inç)
  • iPad (2018)
  • iPad (gjenerata e pestë)
  • iPad Air dhe iPad Air 2
  • iPad mini 2, 3, dhe 4
  • iPod Touch (gjenerata e gjashtë)

 

07/27/2020 10:51

Qeveria me kërkesë zyrtare – i kërkon kompanisë Apple të njohë kufijtë e Kosovës