Lajme

Apostolova kërkon të gjenden autorët e djegies së veturës së Simiqit

01/09/2020 14:08
nga:B. D

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Jam e shqetësuar pas raportimeve për sulmin ndaj pronës së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Pres që policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Apostolova në Twitter.

Vetura e Simiqit është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Kosovës.

02/09/2020 16:55

Digjen pishat në konviktin e Universitetit të Prishtinës