Lajme

Apostolova i del në krah Vjosa Osmanit: E papranueshme tentimi për dhunë ndaj një gruaje

07/11/2020 13:02
nga:A. R.

Shefja e Zyrës së BE’së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka reaguar pas përplasjes së mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës me kryetares Vjosa Osmani dhe deputetit, Xhavit Ukaj.

Apostolova ka thënë se të gjithë duhet të përmbahen nga dhuna në Kuvend e sidomos ndaj një gruaje që është kryetare e Kuvendit.

“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive për t’u ballafaquar me sfidat serioze që e presin përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Shtëpinë e Popullit, veçanërisht ndaj një gruaje-kryetare e Kuvendit”, k ashkruar ajo në Twitter.

Momenti kur deputeti i LDK-së i vërsulet Vjosa Osmanit. Ndërpritet seanca! Si e komentoni këtë veprim?!

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 10 juillet 2020