Lajme

Apeli i Hotit: Situata epidemiologjike është e rëndë, masat kufizuese të respektohen detyrimisht

08/13/2020 13:44
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar rreth situatës me koronavirus në vend.

Ai ka shkruar se vendi është në një situatë të rëndë epidemiologjike, ndërsa ka ftuar qytetarët t’i respektojnë masat kufizuese, raporton Gazeta Blic.

“Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme.

Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre.

Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar.

Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese.

Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti.

Video/ Familjes kosovare iu kthyen pushimet në tragjedi, dëshmitarja tregon si u mbyt 10 vjeçari në Durrës

 

09/28/2020 21:04

Gjuriq: Hoti po “këndon” dy këngë për Asociacionin