Lajme

AP dhe Washington Post shkruajnë se si Kurti ra në grackën e komedianëve rusë

3 ditë më parë
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ra pre e një prank-u të dy komedianëve rusë, duke e bindur kryeministrin se po bisedon me presidentin e Letonisë.

Përveç reagimeve të shumta në Kosovë, lajmi mori dheun. Për pranku-un kanë shkruar edhe media të njohura ndërkombëtare.

Mediumi “AssociatedPress”, duke cituar zyrën e kryeministrit, transmeton justifikimin e kabinetit të Kurtit që “Kurti ka pasur shumë telefonata në rastin e fitores së zgjedhjeve të 9 shkurtit, sa kanë pasur të pamundur të verifikojnë në detaje çdo telefonatë”.

AP, tregon edhe për përmbajtjen e bisedës, duke thënë se është folur edhe për Serbinë e Rusinë.

Këtë lajm e ka marrë edhe gjiganti mediatik “WashingtonPost”, duke raportuar për grackën në të cilën ra Kurti.

Po ashtu, përmendet edhe fakti që akoma nuk janë certifikuar rezultatet zgjedhore, e që pastaj presidentja e Kosovës do t’i kërkojë Kurtit të fillojë përpjekjen për formimin e Qeverisë.