Cult

Anulohet Festivali i muzikës “Coachella” për vitin 2020

06/11/2020 09:13
nga:L I

Festivali i Muzikës dhe Arteve “Coachella” është një festival vjetor i muzikës dhe arteve që mbahet në Empire Polo Club në Indio, Kaliforni, në Luginën Coachella në shkretëtirën e Kolorados, përcjellë GazetaBlic.

Coachella 2020, festivali i muzikës nuk do të fillojë në tetor ashtu siç ishte planifikuar më parë, me shpresën se do ta rikthehet përsëri vitin e ardhshëm.

Lajmi erdhi nga Zyrtari i Shëndetit Publik i Qarkut Riverside Dr. Cameron Kaiser. Kaiser nënshkroi një urdhër për të anuluar ngjarjen e tetorit duke përmendur frikën e një rritjeje tjetër të rasteve të COVID në vjeshtë.

Është ende e pavendosur nëse organizatorët e Coachella do të përpiqen ta kthejnë atë në prill – kur normalisht funksionon – me një kapacitet të kufizuar, ose thjesht të presin deri në tetor 2021 për tu hapur përsëri, dhe të mirëpresë të gjithë.

/GazetaBlic