Showtime

Anulohet bashkëpunimi i Nora Istrefit me Irkenc Hykën!

02/27/2018 20:59
nga:A. R.

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi ditë më parë ka paralajmëruar se do vie në një bashkëpunim me kompozitorin nga Shqipëria Irkenc Hyka, shkruan Gazeta Blic.

Kënga do të titullohej ‘Tymi i Dashnisë’, të cilën e kishte publikuar vetë këngëtarja me anë të një video që tanimë ia ka fshirë përshkrimin. Përderisa të gjithë po prisnim duetin e tyre, Irkenci ka lajmëruar se do vijë i vetëm duke treguar se Nora nuk do jetë pjesë e projektit.

Nuk dihen arsyet, por që pas disa projekteve të njëpasnjëshme të kompozitorit dhe disa bashkëpunimeve do prezantojë një këngë solo.

Pritet që kënga të ketë suksesin e dëshiruar. /GazetaBlic./

02/10/2018 21:06

Anulohet koncerti i paraparë të mbahet sonte në Prishtinë