Lajme

Anulimi i procesit të noterëve nga Haxhiu i drejtë apo jo? Flasin njohësit e ligjit

02/20/2020 13:41
nga:N.K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka anuluar procesin e emërimit të 79 noterëve për 35 komunat e Kosovës, proces ky i nisur më 23 korrik të vitit të kaluar, katër ditë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, shkruan GazetaBlic.

Sipas saj, ky proces nuk mund të shtyhet përpara për shkak të mungesës së ligjshmërisë dhe transparencës.

Madje ajo premtoi që të gjithë kandidatëve që kanë paguar këtë proces, do të ju kthehen paratë.

Një vendim të tillë po e përkrahin edhe njohësit e çështjeve ligjore.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për GazetaBlic, se kandidatët të cilët kanë kaluar këtë proces me meritokraci, duhet të jenë të interesuar të bëhen noterë vetëm përmes një procesi i cili ka integritet dhe është i pakontestueshëm.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi, edhe në kohën kur kjo ministri ishte udhëhequr nga Abelard Tahiri, kishte kërkuar që të bëhet një vlerësim i procesit të legjitimitetit dhe ligjshmërinë e provimit të noterisë, mund të ketë raste kur kandidatë të caktuar kanë kaluar provimin me sukses dhe në bazë të të meritës, sidoqoftë me vetë faktin që ky proces është udhëhequr nga jo transparenca dhe mungesa e ligjshmërisë, në publik kanë dalë perceptime që ky proces nuk ka qenë i drejtë, i pavarur dhe i paanshëm, është e vërtetë, që mund të ju bëhet ndonjë padrejtësi kandidatëve që kanë kaluar provimin me meritë, të gjithë ata kandidatë të cilët e kanë kaluar këtë proces me meritë, besoj që janë të interesuar të bëhen noterë vetëm përmes një procesi i cili ka integritet dhe është i pakontestueshëm. Në këtë drejtim sigurisht të gjithë kandidatët që janë të pakënaqur mund të ju drejtohen gjykatave por të mendojnë që ka qenë një vendim i merituar që mund të kthejë besimin në noteri por edhe tek qytetarë”, tha Miftaraj për GazetaBlic.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, një grup i noterëve nga Peja kanë kërkuar nga ministrja Haxhiu që të mos e anuloj procesin e noterisë.

Në reagimin e tyre, ata kanë thënë se Haxhiu është duke tentuar që në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore ta rikthejë në pikën zero, procesin e noterisë.

Procesi i noterisë në Kosovë përveç nga shoqëria civile është kundërshtuar ashpër edhe nga bashkësia ndërkombëtare, të cilët kanë bërë të ditur se në të ardhmen emërimi i noterëve do të mbikëqyret nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve.

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?