Sporti

Anulimi i kampionatit, La Ligës do t’i kushtonte qindra-miliona euro

04/08/2020 13:55
nga:M K

La Liga mund të humbas me qindra miliona euro nëse anulohet kampionati.

Kjo për shkak të kontratave të marketingut dhe të të drejtave televizive, duke mos harruar as të ardhurat e klubeve nga shitja e biletave, e që janë të majme, sidomos për klubet e mëdha, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave nga gadishulli Iberik, nëse ndeshjet do të zhvillohen sipas një agjende të caktuar nga federata, mirëpo pa praninë e tifozëve, humbjet do të shkonin në 350 milionë euro minimumi, por rezultati negativ nuk do të rikuperohej edhe nëse luhet me tifozë, vështirë të ndodhë kjo, pasi 150 milionë tashmë janë të humbur..

Për të drejtat televizive ndërkaq, çdo klub i la Ligës ka marrë 90% të shumës totale por nëse nuk do të luajë, do të humbasë pjesën tjetër dhe do të detyrohet të kthejë 18%, variant ky që mund të dërgojë në falimentim ekipet e dobëta.

/GazetaBlic/

06/24/2020 23:53

Eleganca e Vinicius dhe perla e Ramos, mjaftojnë | Real Madridi rikthehet në krye të La Ligas