Showtime

Antonela vazhdon ta ngacmoj Big Mamën, kësaj here në parukeri

12/29/2021 19:34
nga:Donika Fetahu

Antonela dhe Big Mama, gjatë kohës kur kanë qenë brenda “Big Brother Vip”, nuk kanë pasur raporte mjaft të mira me njëra tjetrën, ato kanë pas debate të forma mes veti.

E dalja e Big Mamës flitej se ishte shkak Antonela, e cila e provokoi shumë atë dhe Bigu doli nga vetja, duke fyer e bërtitur në transmetim live të prime-s së “BBV”, shkruan GazetaBlic.

Mbrëmjen e djeshme Antonela është eleminuar përfundimisht nga “Big Brother Vip”, nga votat e publikut. Edhe pse jasht shtëpisë ajo akoma vazhdon ta ngacmoj Big Mamën, e kësaj here dyshja janë takuar në një parukeri.

Big Mama: U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri u takuam. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeri i drejtë dhe i sinqertë po dëshmohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet. Nuk jam ndikuar aspak. Dje u ndjeva pak mirë me thënë të drejtën. Për daljen nuk jam penduar, më vjen pak keq por nuk jam person që përlahen dhe nesër përqafohen. Nuk banoj dot me një njeri që nuk flas. Për gjëra koti ziheshin. Mund t’i dirigjosh pak kokën dhe nervat e tua, sic bëra unë 20 ditë. Ka të bëjë me karakterin tim që nuk e kam gjetur shumë veten brenda.

Bieta Sulo: Personi i parë që ke folur kur ke dalë nga shtëpia?

Big Mama: Kam takuar Festimin dhe Andin. Pastaj kur kam hapur telefonin, mu bombardua dhe mbi 5 mijë e 6 mijë mesazhe që nuk i kam hapur. Rreth 8% kundërshtojnë. Edhe 30% po të më mbështesnin, do isha e kënaqur. Nuk kam qenë këngëtare që të prodhoj çdo muaj hite dhe kur më pyesin cili është çelësi i suksesit them mirësia e dashuria që e jap kudo

Këto ishin fjaët e Big Mamës, në emisionin “Ftesë në 5”./GazetaBlic/