BLIC.TV

Anton Quni tregon se a ka ambicie të kandidoj për kryetar të LDK-së

11/11/2018 21:36
nga:FL.B

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni është shprehur i gatshëm që të marrë përsipër udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Ai në një intervistë për “GazetaBlic” ka treguar se nuk e ka obsesion që të bëhet i pari i LDK-së, por ka përmendur një frazë të Napoleonit ku sipas tij thuhet se “nëse një ushtar nuk pretendon të bëhet gjeneral, nuk është ushtar edhe aq i dobishëm”.

Unë e kam thënë edhe më herët, është një frazë që është thënë nga Napoleoni. “Nëse një ushtar nuk pretendon të bëhet gjeneral, nuk është ushtar edhe aq i dobishëm”.

Mos të ketë keqkuptime, do të thotë, nëse kërkohet nga unë që të marrë përgjegjësi, natyrisht që jam i gatshëm. Por, nuk është diçka që unë e kam obsesion. Gjithnjë i kam parasysh edhe kualitetet që i kanë kolegët e mi edhe jam shumë i gatshëm që t’ua jap mbështetjen.” – ka thënë Quni.

Ai është shprehur optimist se në LDK, të gjithë do të jenë njëzëri lidhur me kandidatët për kryetar të kësaj partie.

Kjo varet do të thotë edhe nga artikulimi i kësaj ideje, do të thotë edhe brenda Këshillit të Përgjithshëm, brenda kryesisë, brenda grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Jam mëse i bindur që ne do të jemi të gjithë një gjuhe lidhur me kandidatin tonë, “ – ka shtuar Quni.

/ © GazetaBlic /

12/06/2018 15:36

Mustafa: Vizat duhet t’i hiqen së pari Qeverisë