Lajme

Anton Quni ofron shtëpinë e tij për një familje të prekur nga tërmeti

11/27/2019 11:18
nga:B. D

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka ofruar ndihmën e tij për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri të cilëve u është shkatërruar shtëpia si pasoj e kësaj goditjeje, shkruan GazetaBlic.

Quni përmes një postimi në Facebook ka shkruar se familja Quni ofron shtëpinë e tyre për banim të përkohshëm për një familje të prekur nga tërmeti.

Ai po ashtu ka dhënë detajet e shtëpisë dhe ka ofruar numrin kontaktues.

Më poshtë mund ta shihni postimin e tij të plotë:

Në dhimbje e në gëzim së bashku.

Duke shprehur keqardhjen tonë të thellë për humbjet e jetërave, të lënduarit dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Durrës, ne familja Quni, ofrojmë shtëpinë tonë për banim të përkohshëm për një familje të prekur nga tërmeti.

Shtëpia gjendet në fshatin Fshaj, komuna e Gjakovës.

Për informata të tjera mund të lajmëroheni në këtë numër telefoni; +383 44 264 157

Familja Quni

Në dhimbje e në gëzim së bashku.Duke shprehur keqardhjen tonë të thellë për humbjet e jetërave, të lënduarit dhe dëmet…

Publiée par Anton Quni sur Mercredi 27 novembre 2019

02/24/2020 15:59

​Quni: Të gjitha komunitetet pakicë janë të mirëpritura në FSK