Lajme

Anton Quni kundër Avdullah Hotit: Kisha preferenca tjera, në mënyrë që të riparohej gjendja në LDK

05/20/2020 18:02
nga:Gazeta Blic

Ministri në detyrë i FSK-së, Anton Quni ka folur edhe për përplasjet në LDK.

Ai ka theksuar se Vjosa Osmani përkundër përplasjeve brenda partisë do të vazhdojë të jetë në LDK.

“Pozicioni i Vjosa Osmanit është brenda LDK-së”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Quni ka treguar pse ishte kundër Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.

Ai tha se për shkak situatës në rë cilin ndodhet LDK, për ta riparuar këtë gjendje, do të duhej të gjendej ndonjë emër tjetër.

“Unë kam preferuar emra tjerë në vend të Avdullah Hotit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

“Kur është bërë votimi, unë kam abstenuar, dhe natyrisht unë do t’i respektoj atë vendim”, tha ai.

Quni tha se ai ka shprehur rezervat e tij në lidhje me koalicionin LDK- AAK- Nisma.

Ai ka folur edhe për sulmet e Albin Kurtit ndaj LDK-së në prezantimin e 100 ditëshit të Qeverisë Kurti.

Quni tha se u ndje i përfaqësuar nga ajo që ka theksuar Hykmete Bajrami.

“Nuk desha të ndërhyjë, në mënyrë që mos të esklaoj situata”, tha ai.

“Gjërat kishin shkuar shumë larg”: Anton Quni rrëfen për “ofertën” që i bëri Albin Kurtit në ditën e mocionit