Lajme

Anton Quni ia mësyn garës për kryetar të LDK-së, në Prizren!

03/29/2019 18:55
nga:A. R.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prizren.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Quni ka pranuar se tashmë kandidatura e tij është zyrtare dhe se ai do kandidoj për të parin e LDK-së në Prizren.

Ndonëse nuk ka pranuar të jap më shumë detaje, ai ka thënë se pret që gjithçka brenda këtij procesi të jetë transparente.

“Po është e vërtet. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kamë bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka thënë shkurt Quni për GazetënBlic.

LDK ka filluar procesin zgjedhor të brendshëm i cili po zhvillohet nëpër degë dhe nëndegët e kësaj partie.

/GazetaBlic/

 

06/16/2019 00:26

Babai i Unikut i dhuron për fëmijët e sëmurë paratë që nuk u shpenzuan për shërimin e djalit