Lajme

Anton Quni flet për zgjedhjet në LDK, thotë se e ka kandidatin potencial për kryetar

03/19/2019 14:42
nga:A. R.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka një javë që ka filluar procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Partia më e madhe opozitare në vend ka treguar se me vendim të kryesisë kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor.

Megjithatë kjo parti ende nuk ka emra zyrtar për postin e të parit të LDK-së, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse jo zyrtarisht dhe jo brenda strukturave të Partisë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka shpallur në media kandidaturën e tij për kryetar partie.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë” ka thënë Haziri.

E deputeti i LDK-së, Anton Quni, duke fol për Gazetën Blic, ka thënë se për shkak të procesit nuk mund të flas shumë, por që ka pranuar që ai ka një emër potencial për kryetar.

“Unë kam një emër potencial për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por atë do e bëj publike në kohën e duhur” ka thënë Quni për Gazetën Blic.

Ai ka shtuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në rrethanat e zakonshme, që edhe e karakterizojnë procesin zgjedhor në LDK.

Në anën tjetër lideri aktual në fund të muajit shkurt kishte deklaruar në emisionin “Blic InterView me Astrit Gashin” kishte refuzuar të deklarohet për emrat që mund të kandidojnë për të drejtuar partinë që tashmë e udhëheq ai, duke mos e mohuar por as pohuar mundësinë e ri kandidimit të tij për këtë post.

“Për kandidat unë kam thënë se publikisht se nuk do të flasim deri sa të mos e kryejm procesin e degëve. Unë jam shumë i interesuar që të gjejmë zgjidhje e cila do të mbajë unitetin e LDK-së, të themi atë vinë Rugoviane të LDK-së”, pat deklaruar në atë kohë ai.

/Gazeta Blic/

LEXO EDHE:

LDK gati për zgjedhje

11/11/2019 11:12

Zyrtari i LDK-së publikon “pazaret” mes qeverisë së Ramës dhe asaj serbe