Lajme

Anton Quni flet pas marrëveshjes, ky do të jetë posti i tij

02/02/2020 20:35
nga:Norë Kelmendi

Anton Quni përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka thënë se ndjehet i nderuar dhe krenar që LDK e ka zgjedhur sot nënkryetar të Partisë.

Quni gjithashtu është shprehur të jetë i lumtur edhe për finalizimin e marrëveshjes me LDK-në.

Ky është postimi i plotë i tij:

Jam i nderuar dhe jashtezakonisht krenar, qe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, me ka zgjedhur nenkryetar te partise.

Perkrah, kryetarit, Isa Mustafa, dhe me koleget tjere ne poziten e nenkryetarit dhe nga gjithe strukturat tjera te partise, do te angazhohem gjithmone per te permbushur obligimet tona karshi aktivisteve, votuesve, simpatizanteve te LDK’s si dhe per te miren e gjithe qytetareve te Kosoves.
Ne anen tjeter, me gezon fakti qe arritem te finalizojme marreveshjen me partnerin tone te ardhshem qeverises,Vetvendosjen.

Kjo marreveshje nenkupton zotimin tone te perbashket per te punuar drejte e mire dhe per tu angazhuar maksimalisht per ta rikthyer shpresen tek qytetaret e Kosoves.

Ekonomia, rendi dhe ligji, lufta kunder korrupsionit dhe integrimet euroatlantike jane prioritet tona te perbashketa.

Nje Kosove te zhvilluar, ku te gjithe jetojme dinjitetshem ua kemi borgj gjithe juve dhe brezave te ardhshem.

Te dashur qytetar, po fillon epoka e bardhe per Republiken e Kosoves.

Na prifte e mbara!

Urime!

Jam i nderuar dhe jashtezakonisht krenar, qe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, me ka zgjedhur nenkryetar te partise….

Publiée par Anton Quni sur Dimanche 2 février 2020

03/25/2020 17:48

Deputeti i VV-së: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e saj për propozimin e Qunit!