Sulmuesi francez i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane dhe jo vetëm.
Shkak për këtë është klauzola e lirimit, e cila është shumë e ulët, në krahasim me paraqitjet e tij në fushën e lojës.
Sipas raportimeve nga “FootMercato”, nëse një klub dëshiron të sigurojë shërbimet e sulmuesit francez, atëherë ai do të kushtojë vetëm 15 milionë euro.
Francezi përfundoi sezonin me 16 gola e 6 asistime në La Liga, ndonësi ekipi i tij mbeti në pozitën e katërt në tabelë.
Ka shumë klube të interesuara për Griezmann, por ende nuk ka emra të përveçëm, derisa interesimi nuk mungon as nga ShBA-ja.
Mirëpo, për të ndodhur një largim, duhet të pajtohet edhe vetë lojtari, i cili për momentin nuk ka dhënë shenja se dëshiron të largohet nga “Civitas Metropolitano”.
Antoine Griezmann i ishte bashkuar Atletico Madridit në vitin 2014 nga Real Sociedadi, derisa karrierë në Spanjë ka bërë edhe te Barcelona.
Një fakt interesant rreth 33-vjeçarit është se edhe pse ka kaluar tërë karrierën në elitën e futbollit spanjoll, ai asnjëherë nuk ka arritur të fitojë titullin e kampionit.