Lajme

Antiamerikanizëm i hapun i Presidentes Vjosa Osmani !!!

12/17/2021 12:54
nga:Halil Matoshi

Shkruan: Halil Matoshi

Në adresimin e saj para kombit, Presidentja Osmani u shfaq përfundimisht në ni kurs të rrezikshëm antiamerikan.

Çka tha ndër tjera Presidentja për Marrëveshjën (zotimet) e Washingtonit?

“(…) fatkeqësisht duke e pranuar moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për të konsolidimin për subjektivitet in tonë ndërkombëtar, jo vetëm që u dëmtuan interesat tona strategjike por edhe ishin dikur dritat e politikës sonë të jashtme.(…)”

Tue qenë se Administrata Biden, i ka dhânë fuqi vlefshmënie Marrëveshjës së Washingtonit (shtator, 2020) Presidentja e Kosovës, si notere e Albin Kurtit, me lehtësi të padurueshme pandeh se në Shtëpinë e Bardhë âsht cënu rendi kushtetues dhe janë dâmtue interesat strategjike të Kosovës!?

Tue qenë se, Presidentja Osmani âsht akceptu si ‘pragu i fundit’ i mbrojtjës së orientimit proamerikan të Republikës sonë, sot publiku e ndien në formën e vet kërcitëse se ajo i âsht bashku Kryeministrit në kursin ma të rrezikshëm prej se ekziston ideja e Republikës së Kosovës, tue shenjue Zyrën Ovale si vend ku qenka cenu rendi kushtetues i Kosovës!?

Në anën tjetër ajo mbahet si ni pasuese e frymës rugoviane në t’bâmunit politikë!