Sporti

Ante Rebic e Calhanoglu mjaftojnë, Milani fiton derbin ndaj Romës

06/28/2020 19:13
nga:M K

Milani ka shënuar fitore përballë Romës në derbin e javës në Serie A.

Përderisa Rossonerët i kanë humbur shpresat reale për një vend në zonën Champions, duket se do ta synojnë atë të Europa Ligës, ku fitorja sot i renditë në pozitën e shtatë, me 42 pikë të tubuara, gjashtë më pak se kundërshtari i sotëm, Roma, përcjell GazetaBlic.

Ante Rebic në minutën e 76′ hapi serinë e golave, teksa e mbylu Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Me këtë humbje, gjallorosët mbesin prapa në luftën për pozitën e katërt, ndërsa topi tani është te Atalanta, që nesër i shkon Udineses në “Dacia”.

Më poshtë edhe renditja tabelare pas kësaj ndeshjeje, ndërsa kujtojmë se në mbrëmje janë në program edhe tri sosh, Sassuolo – Verona (19:30), Napoli – Spal (19:30) dhe Parma – Inter (21:45).

/GazetaBlic/

08/05/2020 23:13

Milani zyrtarizon përforcimin e parë, Pierre Kalulu