Euro2024

Ankth te Gjermania, Rudiger shfaq problem fizike dhe mund të humbasë ndeshjen e radhës

06/25/2024 13:23
nga:Mergim Rreci

Gjermania siguroi vendin e parë në Grupin A të EURO 2025, teksa tashmë skuadra e Julian Nagelsmann ka nisur përgatitjet për raundin e 1/8-ve.

Por, të hënën, pak orë pas takimit të fundit me Zvicrën që u mbyll në barazim 1-1, te Gjermania janë vendosur në alarm sa i përket repartit të prapavijës, pasi Antonio Rudiger ka shfaqur probleme muskulore.

Gjendja e mbrojtësit do të jetë në monitorim, por dhimbja e kokës për trajnerin Nagelsmann shtohet kur në ndeshjen e ndeshjes së radhës do të mungojë edhe Jonathan Tah, që ka plotësuar numrin e kartonëve dhe është i skualifikuar.