Showtime

Ankohet Shyhrete Behluli, thotë se nuk fiton shumë nga muzika

06/12/2019 09:25
nga:L I

Shyhrete Behluli ka vite që është pjesë e estradës muzikore, ku numëron një numër të madh projektesh të realizuara, shkruan GazetaBlic.

Ndërsa ka vetëm një muaj që ajo bashkë me rejën e saj, Leartën, realizuan këngën dedikuar Nexhmije Pagarushës me rastin e ditëlindjes së saj.

Shyhretja dhe Learta ishin të ftuara në emisionin “Ftesë në pesë”, ku folën rreth këtij projekti, por edhe rreth fitimeve që i siguron muzika, e që sipas saj nuk është fitim i madh.

“Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale. Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jemi mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të kem harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura”, tha Shyhrete Behluli në “Ftesë pa pesë”./GazetaBlic

08/25/2019 07:44

Ja si u pritën haxhilerët kosovarë që u kthyen nga Meka