Naser Binaku, qytetar nga Prishtina është në mesin e mbi 47 mijë qytetarëve që deri më tani kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti Covid-19.
Por, për dallim prej qytetarëve tjerë që kanë marrë edhe një dëshmi se janë imunizuar me dozën e tretë përforcuese, ai nuk ka marrë asnjë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, me të cilën mund të dëshmoi marrjen e dozës së tretë të vaksnisës, raporton GazetaBlic.com
Binaku, në një rrëfim për Gazeta Blic ka treguar se është imunizuar me dozën përforcuese nga data 14 janar por nuk ka pranuar asnjë dokument lidhur me këtë dozë të administruar.
Ai pohon se ka kërkuar sqarim nga qendra e vaksinimit në lagjen Emshir të Prishtinës dhe MSH, por sipas tij mungojnë të dhënat se është vaksinuar.
Rrëfimi i tij:
Për rastin Gazeta Blic ka kontaktuar edhe zyrën për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa të njëjtit kanë konfirmuar se marrja e dozës së tretë nuk vendoset në kartelën fizike të vaksinimit.
“Për informacion tuaj, doza e tretë nuk i qitet askujt në kartelën e vaksinimit në formë fizike, por ajo regjistrohet në mënyrë elektronike dhe secili qytetar mund ta shkakrkojë kartelën elektronike përmes skanimit të QR Codit në kartelën ku i ka dy dozat e para dhe në certifikatën elektronike figurojnë të tre dozat e vaksinës për secilin që i ka marrë ato.
Certifikatën elektronike mund ta shkarkojnë edhe përmes e-Kosova.
Nëse ndokush ka problem ta bëjë këtë, për çfarëdo arsye, i drejtohet Komitetit për imunizim kundër COVID-19, i cili ia shkarkon dhe dërgon kartelën elektronike me mail, pa asnjë problem”, thuhet në një përgjijge dërguar Gazeta Blic.
MSH po ashtu ka njoftuar se procesi i vkasinimit është duke shkuar në mënyrë të rregullt, derisa janë shprehur të shqetësuar për numrin e qytetarëve të interesuar për vaksinim me dozën e tretë. / Gazeta Blic /