Lajme

Ankohen banorët e Dumnicës, na kanë futur në karantinë, as s’na lënë të dalim për furnizim, e as s’na sjellë kush ushqim

03/21/2020 14:12
nga:Gazeta Blic

Janë bërë gati një javë që kur banorët e Dumnicës janë futur në karantinë, për shkak se ishte shfaqur një rast i prekur me coronavirus.

Një banor i Dumnicës i ka thënë Gazetës Blic që ata janë në një situatë të rëndë.

“Gati që një javë na kanë futur në karantinē, mirëpo askush s’na ndihmon. As nuk na lënë që të dalim për furnizime e as nuk na sjell kush ushqime e gjëta elementare”, tha për Gazeta Blic ky banor i Dumnicës.

Ai ka theksuar se janë gati 3 mijë banorë të izoluar, mirëpo policia nuk i lë që të lëvizin.

“Policia nuk na lë të lëvizim as për furnizime”, tha ky qytetar për Gazeta Blic.

Në Dumnicë të Podujevës deri tash janë identifikuar dy raste me coronavirus.

Gazeta Blic ju sjell edhe fotografitë nga fshati Dumnicë:

Ndërsa, në niveli vendi brenda një javë kanë dalë pozitiv 24 persona, ndërkohë që mjekët po bëjnë apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Apeli i mjekut Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë – RRINI NË SHTËPI!

04/01/2020 15:19

Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur