Uncategorized

Anglisë i shtohen edhe këto dy mungesa për ndeshjen ndaj Kosovës

11/16/2019 12:27
nga:Lorik J

Jordan Henderson dhe Joe Gomez dy futbollistët anglezë, nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së nesërme ndaj Kosovës. 

Mesfushori i Liverpoolit nuk do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje për shkak se është prekur nga një grip i cili po e pa mundëson që ai të luajë nesër ndaj Kosovës.

Kurse Joe Gomez, siç raportohet ka pësuar një lëndim në gju, andaj nuk do të jetë as ai i gatshëm për sfidën e nesërme.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin pavarësisht rezultatit të nesërm, ‘Tre Luanët’ do të jenë pjesë e kampionatit evropian.

Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nesër në ora 18:00.

/Gazeta Blic/