Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka publikuar skuadrën e tij për ndeshjet e fundit kualifikuese.
“Tre Luanët” do të përballen fillimisht me Shqipërinë në Wembley përpara se të përfundojnë ndeshjet e tyre në grup me një udhëtim në San Marino, duke ditur se katër pikë nga të dyja ndeshjet do të mjaftojnë për të siguruar vendin e tyre në Katar dimrin e ardhshëm, trasnmeton GazetaBlic Sport.
Midis grupit ka një rikthim për mbrojtësit Harry Maguire dhe Trent Alexander-Arnold, mesfushorët Kalvin Phillips dhe Jude Bellingham dhe sulmuesin Marcus Rashford, i cili ka humbur dy grupimet e fundit pas operacionit në shpatull.
Ja lista e plotë.



